Ariana Grande dhe Demi Lovato po vijnë me një bashkëpunim

  • A.P /
  • 23 March 2021 - 15:53
Ariana Grande dhe Demi Lovato po vijnë me një bashkëpunim

Demi Lovato është njëra ndër këngëtaret më të përfolura të Hollywood për disa arsye të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Ajo është rikthyer tashmë pas një pauze të gjatë për shkak të probleme shëndetësore që pësoi si shkak i një mbidoze me narkotikë.

Së fundi Demi ka zbuluar se mbidozimi i saj në vitin 2018 ishte më serioz sesa kishte menduar dikush.

Këngëtarja 28-vjeçare shpjegoi për CBS Sunday Morning se ajo ishte vetëm disa minuta larg vdekjes kur u gjet në atë natë fatale.

“Mjekët më thanë se kisha pesë deri në 10 minuta dhe … sikur, nëse askush nuk do të më gjente, atëherë nuk do të isha këtu”.

Kurse ditën e djeshme ajo ka ndarë një video të shkurtër në Instagram ku zbuloi se për albumin e ri po sjellë një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Ariana Grande.


(Kosova Sot Online)