Soni Malaj rikthehet në studion e Flori Mumajesit

  • A.P /
  • 26 March 2021 - 19:52
Soni Malaj rikthehet në studion e Flori Mumajesit

Nga këngëtarët profesionistë, po flitet se artistja Soni Malaj është rikthyer për të punuar në studion e Flori Mumajesit pas shumë vitesh.

“Fluturimi 3470” bashkëpunim me Florin, ishte hit apsolut i asaj kohe, e që vazhdon të dëgjohet akoma, por që bashkupunimi i tyre në muzikë ka vite që është shkëputur.

E një rikthim në studion e Florit, Soni po e bën tani, ku ka nisur punën për kengen e re me të cilën do marrë pjesë në festivalin “Kënga Magjike”. Këtë herë si kantautor në “Threedots”, për këngën e Sonit po punon Bruno, por padyshim, dora e fundit e projekteve që dalin nga ajo studio, është Flori Mumajesi.

Se me çfarë projekti do të vijë Soni këtë herë, mbetet të shihet në javët e ardhshme, kur do të prezantohet në fazën e parë të festivalit “Kënga Magjike”, i cili ka tashmë ka nisur.

Image

(Kosova Sot Online)