Lexoni edhe:
Për herë të parë në publik me partnerin shfaqet Emily Ratajkowski
Këngëtarja e njohur Beyoncé ka rënë pre e një grabitje nga disa persona të panjohur, të cilët kanë marrë shumë veshje dhe objekte luksi nga diva e muzikës pop.
Nga sa raportohet hajdutët kanë plaçkitur 3 depozita të Beyonce në Los Angeles, duke marrë prej atyre sende me vlerë rreth 1 milionë dollarë. Policia ka nisur një hetim për rastin në fjalë, por ende nuk ka asnjë person të dyshuar.
Për herë të parë në publik me partnerin shfaqet Emily RatajkowskiLexoni edhe:
Sipas TMZ, hajdutët kanë hyrë dy herë që nga fillimi i marsit në depozitat e marra me qira nga shoqëria e yllit të muzikës, “Parkwood Entertainment”.
Disa kohë më parë edhe këngëtarja Miley Cyrus ra pre e një grabitje të ngjashme, ku persona të paidentifikuar i plaçkitën depozitat duke i marrë veshjet dhe foto të familjes.
(Kosova Sot Online)