Eneda Tarifa feston 39-vjetorin e lindjes, këngëtarja jep mesazhin e rëndësishëm për të gjithë

  • E.K /
  • 30 March 2021 - 14:22
 Eneda Tarifa feston 39-vjetorin e lindjes, këngëtarja jep mesazhin e rëndësishëm për të gjithë

Eneda Tarifa feston sot 39-vjetorin e lindjes!

Këngëtarja ka ndarë disa foto me ndjekësit në Instagram, në sfond të së cilës shihet ambienti i zbukuruar me tullumbace.

Eneda së fundmi mori vendimin për të lënë aktrimin dhe për t’u fokusuar tek muzika, e nisur nga kjo, edhe në tortë ishte vendosur një mikrofon për të simbolizuar profesionin e vërtetë të saj.

Krahas postimit, Tarifa vendosi të japë edhe një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ata që nuk janë të lumtur me jetën.

“Po, sot kam ditëlindjen. Nuk ka asgjë të veçantë nga ndonjë ditë tjetër ditëlindjeje e çdokujt prej nesh, por ditëlindjet janë të bukura se mbartin një ndjesi shprese, celebrojnë “jetën” (sado e ndryshme është ajo për secilin prej nesh).

Mendoj se jetët tona duhet t’i ndërtojmë vetë, t’i zbukurojmë vetë, pa u dorëzuar asnjëherë. Për mua, ky është suksesi i një jete kryesisht të lumtur. Dhe mos më thoni që është çështje fati. Fati është vetëm një ‘kurthëz i vogël’ për të ndejtur rehat…

Ajo që ndërton në jetë është jeta jote dhe këtë mundohem t’i mësoj Arias çdo ditë. Ju dua”, ishin fjalët e Enedës në këtë ditë të rëndësishmë.

Aria është vajza e këngëtares, e cila erdhi në jetë 8 vite më parë nga martesa e saj me ish-bashkëshortin.

(Kosova Sot Online)