“Lamtumirë” flokë të zinj! Samanta Karavella bën ndryshimin drastik në look

  • G.G /
  • 03 prill 2021 - 09:50
“Lamtumirë” flokë të zinj! Samanta Karavella bën ndryshimin drastik në look

Samanta Karavella ka ditur të na surprizojë gjithmonë me këngët e saj që menjëherë janë bërë hite.

Kësaj radhe Samanta po përgatitet për të sjellë projektin e ri muzikor dhe ndan me ndjekësit e saj herë pas here imazhe nga videoklipi i këngës.

Për këtë projekt, këngëtarja ka guxuar dhe ka bërë një ndryshim drastik në look, ajo u ka thënë “lamtumirë” për herë të parë flokëve të zinj dhe është kthyer në bjonde dhe si gjithmonë duket një super yll.

Kujtojmë se një ndër lajmet më të bujshme të vitit që lamë pas ka qenë sherri i Samantës me Ronela Hajatin dhe me Zerkën.

Ronela dhe Samanta kanë qenë shoqe të ngushta, por për shkaqe që nuk dihen ende ato i prishën marrëdhëniet.

Prej vitesh nuk flasin dhe debati i tyre u bë më i nxehtë pas ndërhyrjes së Zerkës.

Ky i fundit tha në emisionin “Shiko kush luan” se Samanta nuk e meriton famën.

Ndërkohë para disa kohësh, Karavella ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “3-shat”.

Ajo rrëfyeu shumë gjëra nga jeta dhe karriera e saj, ndërsa nuk hezitoi të flasë edhe për debatin e bujshëm me Ronela Hajati, ku u bë pjesë edhe Young Zerka.

E pyetur nga Bora lidhur me shkakun, Samanta në fillim refuzoi të flasë, por më pas tha se e gjitha ishte e tepruar.

Ajo nuk rezistoi dot më gjatë, prandaj edhe thehu heshtjen në Instagram.

“Çfarë është bërë, është bërë! Unë e kam diskutuar pjesën time. Mendoj se debati pas Zerkës është thelluar pa shkas. Për këtë arsye, edhe unë që rrallë reagoj s’mbaja dot më”, tha këngëtarja.

(Kosova Sot Online)