Adelina Tahiri pozon duke ju përshendetur me gishtin e mesit

  • A.P /
  • 05 April 2021 - 22:01
Adelina Tahiri pozon duke ju përshendetur me gishtin e mesit

Adelina Tahiri njihet për veshjet e shtrenjta në paraqitjet publike teksa edhe vazhdon të qëndrojë në krye të mediave rozë.

Ajo njihet gjithashtu për mënyrën e jetesës tejet luksoze që bën së bashku me bashkëshortin e saj Serjozha Markov dhe djalin e tyre Jon Markov.

Këngëtarja dje ka festuar ditëlindjen e saj të 30 dhe ka bërë një festë të madhe mjaft luksoze.

Pasi ajo ka publikuar imazhe të ndryshme nga festa teksa edhe u përfol mjaft shumë për to, Adelina sot ka befasuar ndjekësit e saj me publikimin e fundit që bëri në Instagram.

Këngëtarja ka postuar disa imazhe ku në njërën prej tyre ajo shihet me gishtin e mesit lart teksa shprehet se këto fotografi janë për dashakeqësit e saj.

Image

(Kosova Sot Online)