Ermali dhe Ariana udhëtojnë në Dubai për pushime

  • G.G /
  • 06 April 2021 - 13:26
Ermali dhe Ariana udhëtojnë në Dubai për pushime

Këngëtari kosovar, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana Fejzullahu, kanë vendosur që së fundmi t’i japin vetes disa ditë të mira pushimi.

Për këtë ata kanë zgjedhur si destinacion Dubain e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Çifti, i cili kanë një percjellje mjaft të madhe në rrjetet sociale, kanë postuar për fansat fotografi të përbashkëta nga çastet e këndshme që po i kalojnë së bashku.

Duke qenë se në destinacionin luksoz temperaturat janë të nxehta në këtë kohë, dyshja kanë shfrytëzuar më së miri rastin që edhe të bëjnë pak plazh gjatë udhëtimit të tyre.

(Kosova Sot Online)