Ribashkohen gjashtë miqtë më të famshëm në botë

  • 11 April 2021 - 16:39
Ribashkohen gjashtë miqtë më të famshëm në botë

Faqja zyrtare e serialit “Friends” shkroi në Instagram se “Friends: The Reunion do të vijë në HBO Max,”. Ky postim u shoqërua me një sërë fotografish të shkrepura nga skena e xhirimit, të cilat u shpërndanë me shpejtësi në Twitter.

Në nëntor të vitit 2019 u raportua se Warner Bros Television po planifikonte një bashkim të veçantë të gjashtë miqve më të famshëm në botë, protagonistë të serialit “Friends”.

Pandemia vonoi projektin por megjithatë lajmi u konfirmua nga aktori Matthew Perry, i njohur si Chandler.

“Ribashkimi i “Friends” është parashikuar të ndodhë aty nga fillimi i marsit. Duket që na pret një vit shumë i zënë para dhe kështu na pëlqen!”, shkroi ai në nëntor të vitit 2020.

Po ashtu është bërë e ditur se xhirimet e serialit do të bëhen në Stage 24 të Warner Bros me 6 aktorët origjinalë, por nën drejtimin e disa producentëve të rinj.

Image

(Kosova Sot Online)