Selena Gomez shfaqet e mbuluar me gjak

  • G.G /
  • 12 April 2021 - 12:14
Selena Gomez shfaqet e mbuluar me gjak

Këngëtarja dhe aktorja e njohur po vazhdon xhirimet e filmit Only Murders In The Building.

Teksa është parë duke xhiruar një skenë, ku shfaqet një grup që tentojnë të kryejnë një vrasje së bashku, 28-vjeçarja shihet më pas duke u arrestuar.

Ndërsa përcillej nga policët dhe në pranga, Selena mori vëmendje edhe me paraqitjen e saj.

Aktorja për shkak të rolit në këtë seri u pa e mbuluar me gjak të rremë në pjesën e sipërme të gjoksit derisa përcillej tek vetura e policisë.

Pas kësaj ngjarje, krijuesja e hitit Heart Wants What it Wants u kthye në normalitet, duke vendosur një xhaketë mbi veten.

Selena përndryshe që në fëmijëri kishte treguar talent në aktrim, kurse tani njihet si ndër yje edhe të këndimit.

Ndryshe, xhirimet e filmit po vazhdojnë dhe ende nuk ka ndonjë datë të publikimit.

(Kosova Sot Online)