‘Lanë enët, pastron banjën’, mamaja e nxjerr zbuluar Rita Orën në shtëpi

  • A.P /
  • 16 April 2021 - 19:10
‘Lanë enët, pastron banjën’, mamaja e nxjerr zbuluar Rita Orën në shtëpi

Mamaja e Rita Orës zbuloi më shumë për jetën e këngëtares. Vera tregoi se Rita në shtëpi është si çdo vajzë normale dhe e ndihmon me punët.

“Rita e di që në familje jemi normalë, ajo duhet të lajë enët, të pastrojë banjën. I them hajde më ndihmo dhe nuk e dalloj nga fëmijët e tjerë. Mundohem ta trajtoj sa më thjesht sepse edhe asaj i vlen pasi më tutje do të përballet edhe me një jetë normale e jo vetëm famë”, u shpreh Vera.

Mamaja e këngëtares tregoi se nuk i ndërhyn aspak Ritës kur vjen puna tek çështjet e dashurisë.

“Nuk jap mendime direkte sepse nuk dua t’ja imponoj dhe nesër të mos jetë e lumtur. Ajo është e rritur dhe i merr vetë vendimet”, tha Vera, e cila në fund mori edhe një surprizë nga e bija, një videomesazh ku i shprehte dashurinë.

Image


(Kosova Sot Online)