Të dashurën e Ronaldos do e shohim tani edhe si aktore

  • A.P /
  • 18 April 2021 - 09:08
Të dashurën e Ronaldos do e shohim tani edhe si aktore

Partnerja e yllit portugez, Cristiano Ronaldo, ka njoftuar përmes profilit të saj në rrjetin social “Instagram”, se do të jetë protagoniste e një “reality-show” lidhur me jetën e modeles.

Netflix do ta mbështes Georginën, por ende nuk kanë komunikuar për datën e nisjes së doku-filmit.

Ideja është të njihet Georgina e vërtetë, ajo që miliona ndjekës admirojnë. Do të tregohet jeta në Torino dhe, ndoshta disa detaje nga jeta e Cristianos.

(Kosova Sot Online)