Xhensila Myrtezaj habit ndjekësit me akrobacitë e saj, zbulon sekretin e mbajtjes së trupit në formë

  • E.K /
  • 19 prill 2021 - 10:20
Xhensila Myrtezaj habit ndjekësit me akrobacitë e saj, zbulon sekretin e mbajtjes së trupit në formë

Xhensila Myrtezaj mundohet të jetë aktive në rrjete sociale duke ndarë pamje nga përditshmëria e saj. Këngëtarja komentohet shpesh për jetën e saj, por edhe për linjat trupore pas lindjes.

Ajo ka treguar herë pas here se i kushton shumë rëndësi stërvitjes dhe rezultati është më se i dukshëm. Pak kohë më parë, Myrtezaj zgjodhi të ndante një video me ndjekësit në “Instagram”, të realizuar në palestër.

Ajo u shfaq duke pozuar para pasqyrës, teksa ajo që binte në sy janë pikërisht të pasmet e formësuara. Ajo ishte veshur sport, ndërsa flokët i kishte kapur bisht e teksa kthehej në anë, në sy binin edhe muskujt e tonifikuar të barkut. Por për të gjithë ata që pyesin se si e mban ajo trupin në formë, ajo ka çuditur ndjekësit me mënyrën që deri tani e kishte mbajtur të fshehtë.

Ajo është akrobacia dhe për më tepër në natyrë. Afër një peme, ajo ka demonstruar lëvizjet e saj duke dëshmuar stilet dhe rezistencën për të qëndruar me kokë poshtë për minuta të tëra. Nuk dihet se kur e ka realizuar këtë video, pasi prej pak ditësh në rrjet po qarkullojnë zëra se Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të bëhen prindër për herë të dytë.

Shkak është bërë një koment nga blogerja e njohur Vjosa Muriqi, e cila publikoi në llogarinë e saj në “Instagram” një foto me barkun e rrumbullakosur, duke dhënë lajmin se është shtatzënë për herë të tretë. Në këtë postim, Xhensila Myrtezaj e uroi mikeshën e saj për pritjen e ëmbël.

“Urime zemër”, i shkroi këngëtarja Vjosës. Ndërkohë, kjo e fundit iu përgjigj: “Urime edhe ty!”, duke treguar se Xhensila mund të jetë në pritje të ëmbël. Megjithatë, asnjëri prej dyshes nuk ka reaguar për t’iu përgjigjur aludimeve të ndjekësve.

Xhensila ka treguar se kujdeset shumë për trupin e saj, duke publikuar foto e video nga palestra kur stërvitet. Mirëpo, në postimet e fundit në “Instagram”, ajo shfaqet e veshur kryesisht me të gjera, duke shtuar edhe më shumë dyshimet.

(Kosova Sot Online)