Lopez nuk mund t’i besonte më Alex Rodriguezit

  • A.P /
  • 22 April 2021 - 15:40
Lopez nuk mund t’i besonte më Alex Rodriguezit

Jennifer Lopez nuk mund t’i besonte më plotësisht Alex Rodriguez para se t’i jepte fund fejesës së tyre. Sipas një burimi, 51 vjeçarja ishte në vendin e ‘shoferit’ kur erdhi puna për t’i dhënë fund marrëdhënies, të cilat zyrtarisht e njoftuan më 15 Prill. “Ajo insistoi. Ka shumë çështje që janë të pazgjidhura.”, tha një mik i këngëtares për “People”.

“Ajo ndihej e mjerueshme dhe nuk mendonte se ishte në interesin e saj më të mirë të qëndronte me Alex-in.“, shtoi më tej ai. Megjithëse Alex fluturoi për në Republikën Dominikane, ku ajo po filmon komedinë “Shotgun Wedding” për të riparuar krizën në marrëdhënien e tyre, ajo nuk mund ta mposhte mungesën e besimit të saj.

(Kosova Sot Online)