Selena Gomez i rikthehet dashurisë së vjetër

  • G.G /
  • 24 April 2021 - 11:45
Selena Gomez i rikthehet dashurisë së vjetër

Selena Gomez i është rikthyer dashurisës së vjetër. Duke iu bashkuar personazheve të tjerë që kanë përqafuar këtë trend, këngëtarja dhe themeluesja e “Rare Beauty” zbuloi look-un e ri me një postim në Instagram. Zeshkania klasike pothuajse nuk njihet fare.

Gomez karakterizohet për flokët e saj kafe të errët por me disa ndryshime jetëshkurtra. Stilistët e saj, Nikki Lee dhe Riawna Capri qëndrojnë pas kësaj pamje mahnitëse. “Ajo zakonisht qëndron natyrale, por këtë herë bëri një ndryshim të madh.

Kjo bjonde është unike për të pasi duhej të siguroheshim që kishte një ekuilibër të barabartë të ngrohtë dhe të ftohtë për tonin e saj të lëkurës.”, u shprehën ata për Marie Claire. Kur Gomez leu flokët bjonde në të kaluarën, rrënjët i ka mbajtur të errëta.

(Kosova Sot Online)