Hande dhe Kerem konfirmojnë lidhjen e dashurisë

  • A.P /
  • 25 April 2021 - 19:54
Hande dhe Kerem konfirmojnë lidhjen e dashurisë

Dy aktorët e serialit “Sen Çal Kapimi”, Hande Erçel dhe Kerem Bursin prej kohësh janë përfolur për një histori të vërtetë dashurie, jashtë ekranit.

Siç duket kjo është më se e vërtetë, pasi dyshja ndodhen me pushime në Maldive.

Ndonëse xhirimet e serialit kanë përfunduar ata po kalojnë kohë së bashku dhe këtë e kanë treguar me anë të postimeve në rrjete sociale.

Kerem ka publikuar një foto të Handes në Instastory, shoqëruar me një dedikim romantik.

“Një pamje e bukur, në një vend të bukur, me një grua të bukur”, ka shkruar ai.

Image

(Kosova Sot Online)