David Dreshaj gati për projektin më të ri

  • A.P /
  • 28 April 2021 - 14:48
David Dreshaj gati për projektin më të ri

David Dreshaj nuk ka të ndalur, pas super suksesit të këngës " Lonely" ka gati një tjetër projekt.

Ne mësojmë se ylli i ri i muzikës shqiptare për pak ditë do të sjellë projektin më të ri muzikor që do të quhet "Ta fala".

Kënga është punuar në studion e PandaMusic me Tonic, Denk dhe DjBanz e Fatjon Miftari.

Për klipin është kujdesur Imagine Films e do të jetë e stilit Pop/Reggaraton e natyrisht që i përshtatet më miri Davidit.

Djaloshi me origjinë nga Malësia ka treguar gjithmonë që është detajist në çdo gjë e kureshtja është çdo herë më shumë e mezi pritet edhe ky projekt më i ri muzikor i tij.

Image

(Kosova Sot Online)