Rikthehet Elvana Gjata pas 3 vjetësh në një studio televizive

  • A.P /
  • 30 April 2021 - 20:17
Rikthehet Elvana Gjata pas 3 vjetësh në një studio televizive

Elvana Gjata është një ndër artistet më të komentuara të publikut shqiptar. Daljet e saj janë me pikatore, por ama kur del, kujdeset që të gjithë sytë të kthehen nga ajo.

Së fundmi Elvana u rikthye me “Çelu”, një mini-albumin që ka plot 7 këngë, i cili ka marrë pëlqimet e padiskutueshme të publikut.

“Çelu” është padyshim krijesa më e re e Elvanës që synon që të çelë shpirtin e vetë këngëtares fillmisht, por edhe të të gjithë shqiptarëve që kohët e fundit kanë përjetuar një situatë aspak të lehtë.

Image

“Çelu” si një formë drite dhe shprese për jetën do të vijë këtë të shtunë në emisionin “Soirée” në një koncept dhe version krejtësisht ndryshe dhe që nuk e kemi parë ndonjëherë në një studio televizive.

Elvana Gjata do të performojë live të shtata këngët e “Çelu”, saqë edhe vetë këngëtarja në lançimin e promos i ka konsideruar si performanca speciale.

Duke patur parasysh formatin e emisionit “Soirée”, të gjitha pyetjet që ngrihen janë se  cilët do të jenë të ftuarit e tjerë në këtë mbrëmje që do të jetë e gjitha dedikuar Elvana Gjatës. Me siguri nuk do të mungojnë njerëzit e saj më të afërt, por ndoshta dhe bashkëpunëtorët më të mirë të saj.

(Kosova Sot Online)