Kylie dhe Travis bashkë në Miami!

  • A.P /
  • 04 May 2021 - 17:10
Kylie dhe Travis bashkë në Miami!

Kylie Jenner dhe Travis Scott vazhduan të nxisin thashethemet e pajtimit ndërsa udhëtuan në shtëpi së bashku me avionin e saj privat të dielën pasi festuan ditëlindjen e tij në Miami.

Pasi kaluan fundjavën duke festuar, Kylie 23-vjeçare, dhe reperi 29-vjeçar u panë duke hipur në të njëjtin avion.

Ndërsa ylli i reality-shout ngjitej në shkallët e aeroplanit, ajo kishte vendosur një triko me kapuç të zi të përshtatshëm, duke e kombinuar dollakë dhe atlete të bardha.

Image

Ajo gjithashtu vendosi një manikyr të freskët dhe një çantë krokodili kafe prej 80,000 dollarësh Hermès Birkin.

Ndërkohë, babai i vajzës së saj trevjeçare Stormi Webster kishte vedosur një kapelë të zezë bejsbolli, bluzë gri dhe atlete të bardha.

Anëtarja më e re e familjes Kardashian/Jenner dokumentoi udhëtimet e tyre në Instagram Story, duke përfshirë një foto të një batanije të bardhë Hermès në vendin e saj.

“Oh doni të dini se ku jam?”, shkroi ajo duke përfshirë pamje të qytetit nga lart në ajër dhe fotot e saj, e veshur me xhinse.

Pavarësisht se dukeshin ‘shumë të afërt dhe të dashur’ pasi ata flirtuan larg në klubin LIV gjatë fundjavës, People raportoi se ata ‘nuk janë përsëri së bashku.’

(Kosova Sot Online)