Jennifer Lopez provokon duke e ngritur bluzën lart

  • E.K /
  • 06 May 2021 - 08:36
 Jennifer Lopez provokon duke e ngritur bluzën lart

JLo joshi fansat duke ngritur bluzën sipër.

Jennifer Lopez javët e fundit është bërë ndër emrat më të komentuar të shoubizit dhe kjo për shkak të ndarjes nga Alex Rodriguez.

Kur të gjithë prisnin që së shpejti të organizohrt dasma e çiftit, dyshja njoftuan se po i japin fund lidhjes dhe do të vazhdojnë të mbeten miq.

Pas gjithë kësaj zhurme, Jennifer u paraqit me një performancë elektrizuese në eventin “Global Citizen Vax”, ku erdhi në formën më të mirë.

Në postimet e fundit, JLo solli një fotografi nga përgatitja për paraqitjen dhe në këto prova ajo dukej tërheqëse duke treguar linjat e formësuara.

Artistja ishte veshur me veshje sportive, teksa ngriti bluzën sipër duke treguar reçipetat e barkun e saj të sheshtë.

(Kosova Sot Online)