A e mbani mend Mariçuin?

  • A.P /
  • 06 May 2021 - 19:03
A e mbani mend Mariçuin?

Këngëtarja dhe aktorja 38-vjeçare meksikane luan rol kryesor në dramën e Netflix, Dark Desire.

Ajo luan Almën, lidhja pasionante e së cilës me një djalë, gjatë fundjavës, larg burrit, e çon në tragjedi.

Image

Maite vlerësohet si “një nga artistët më të shquar dhe të suksesshëm në botën latine”. Për publikun shqiptar, ajo u bë e njohur vite më parë, në rolin e Mariçuit te seriali “Kujdes nga Djalli”, një vajzë nga një lagje e varfër, por që jeta i ndryshoi tërësisht kur njohu prindërit biologjikë dhe djalin që i rrëmbeu zemrën.

Sot, Maite ka arritur miliona ndjekës, në rrjetet sociale, që kanë e kanë pëlqyer në “Dark Desire”.

Image

(Kosova Sot Online)