Vesa Luma vaksinohet kundër COVID-19

  • A.P /
  • 07 May 2021 - 16:47
Vesa Luma vaksinohet kundër COVID-19

Këngëtarja shqiptare është vaksinuar kundër virusit Covid-19.

Vesa Luma është njëra ndër këngëtaret e dashura të publikut shqiptar.

Këngëtarja tash e disa vite jeton dhe vepron në Zelandë të re së bashku me bashkëshortin dhe djalin e tyre Lianin.

Ajo jo rrallë herë sjell fotografi dhe video ku dokumenton jetën e saj që bën në Zelandë të Re. Vesa sot ka postuar një Instastory ku shihet të ketë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

Ajo publikoi një fotografi ku shihej vërtetimi se ajo tashmë është vaksinuar kundër virusit i cili ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën.

Image

(Kosova Sot Online)