Rrallë e për mall! Të gjithë vëmendjen e mori kjo foto e Bora Zemanit me bikini

  • E.K /
  • 10 May 2021 - 13:32
Rrallë e për mall! Të gjithë vëmendjen e mori kjo foto e Bora Zemanit me bikini

Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Bora Zemani, i ka kursyer gjithmonë fotot kur vjen puna tek pozat me bikini.

Mirëpo, kësaj here bukuroshja e bëri zemrën “gur” dhe ndau si rrallëherë një pozë në plazh, që mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale.

Tepër elegante, Bora është shfaqur në plazh pa grim dhe e veshur me bikini, ndërsa komplimentet ishin të panumërta.

“Verë 2021”- ka shkruar moderatorja, duke treguar se edhe për të, si për shumë personazhe të njohur dhe jo vetëm, ka nisur tashmë sezoni i plazhit.

Këto kohë, moderatorja e “Për’puthen” ka qenë kryefjala e mediave për shkak të ndarjes me aktorin e humorit Donald Veshaj. Ata i kanë dhënë fund bashkëjetesës disamujore në Tiranë dhe ka qenë Donaldi ai që ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia ku jetonin. Shkak për këtë është bërë xhelozia.

Miqtë e tyre kanë rrëfyer se këtë herë nuk bëhet fjalë për një zënkë të momentit, por krisja e marrëdhënies mes tyre është më serioze.

Për herë të fundit Bora dhe Donaldi janë shfaqur bashkë në rrjete sociale gjatë muajit mars. Ata postuan disa foto shumë “funny”, të cilat dëshmonin të kundërtën e asaj që mësuam ditët e fundit. Bora dhe Donaldi dukeshin shumë të dashuruar, duke kaluar çastet më të bukura në shoqërinë e njëri-tjetrit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

(Kosova Sot Online)