Partnerja e Stines akuzon kunatën: Më ke fyer dhe lënduar

  • A.P /
  • 11 May 2021 - 18:02
Partnerja e Stines akuzon kunatën: Më ke fyer dhe lënduar

Partnerja e Stines, Graciela ka shpërthyer publikisht kundër kunatës së saj, këngëtares Alida. Përmes disa postimeve në Instastory, Graciela ka akuzuar Alidën se e ka fyer rëndë.

Graciela ka publikuar fillimisht intervistën e fundit të Alidës  ku ishte së bashku me Stinen dhe u shpreh se këngëtari ka mbajtur gjithmonë krahun e saj.

Jonida: Cilën anë mban Stine nëse ka një sherr mes teje dhe gruas së tij?

Alida: Ka mbajtur anën time deri tani.

“Realisht nuk di çfarë të them. I ke gabimet me okë ndaj meje dhe prapë nuk jeton dot pa u shprehur keq dhe publikisht, por gabohesh rëndë. Ke pasur gjithmonë tendencën të më ulësh si femër dhe si nuse në çdo formë. Thjesht ke treguar dhe ke ulur vetëm veten tënde”, shkruan Graciela.

(Kosova Sot Online)