La Vida Alboz gati për projektin e ri

  • 11 May 2021 - 16:05
La Vida Alboz gati për projektin e ri

Ata janë LVA ose grupi La Vida Alboz me muzikën dhe talentin e tyre të zhanrit Rap, me 5 artistë protagonistë e plot 30 të tjerë që i mbështesin ata.

Mësojmë se liderët e këtij grupi janë Artan Latifi i njohur në art si Plumi OG, Naser Hoti me pseudonimin N4S, Flamur Kerqeli si LILEM dhe Ardian Latifi me pseudonimin Ardi, si dhe austriaku Lil’‘shaq Termic .Themeluesi i këtij grupi me shpirtin e muzikës dhe repit është Plumi OG pra djaloshi Artan Latifi që ka lindur në Gjilan por jeton dhe vepron në Austri si dhe Naser Hoti ( N4S).

Për pak ditë e kontretisht më 15 Maj djelmoshat pritet të sjellin një super projekt ku ata Plumi OG & LILEM do na sjellin "Panama". Anëtarët e tjerë janë: Burim Ramadani, Shkodran Salihi, Isak Hasani, Mehmet Rexha, Imran Salihi, Patrisi, Vixhonsi, Arijani ,Bujar Metallari, etj. Për më shumë e çdo gjë mund ta ndiqni instagramin e Plumi OG me adresën plumi_og.Iva.

(Kosova Sot Online)