Tayna tregon arsyen e fortë pse është ende beqare

  • G.G /
  • 12 May 2021 - 10:22
Tayna tregon arsyen e fortë pse është ende beqare

Prej disa ditësh, reperja e njohur Tayna ndodhet me pushime në Maldive.Ajo këtë gjë e ka treguar përmes fotove të nxehta të publikuara në rrjetet sociale.

Ditën e sotme ajo ka publikuar në Instagram një video nga ishulli ku shihet një çift të moshuarish duke shtëtitur bashkë.

“Këta mund të ishim ne, por unë lodhem nga njerëzit pas 5 ditësh”, ka shkruar Tayna me shaka përkrah videos së çiftit.

Në këtë mënyrë, ajo ka lënë të kuptohet se është beqare. Megjithatë gjithçka mbetet për t’u konfirmuar nga vetë këngëtarja.

(Kosova Sot Online)