Pse Dua Lipa nuk flet me Rita Orën?

  • E.K /
  • 14 May 2021 - 21:42
Pse Dua Lipa nuk flet me Rita Orën?

Ka kohë që flitet për prishje raportesh mes dy këngëtareve shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Së fundi është Bebe Rexha, e cila është pyetur për raportin mes Duas dhe Ritës dhe ka shprehur mendimin e saj.

Ato janë të treja personazhe të njohur në botën e modës me origjinë shqiptare.

Këto vajza na kanë bërë të ndihemi krenarë gjithnjë por sëbashkur nuk i kemi parë as në ndonjë bashkëpunim dhe shumë rrallë me ndonjë event.

Rita Ora dhe Dua Lipa gjithnjë kanë patur diçka që nuk i ka bashkuar.

Bebe ka treguar se ka dëshiruar prej kohësh që të realizohet një bashkëpunim, por planet janë shkatërruar për shkak të dy artisteve të tjera.

“Kam tentuar vërtetë.

Nuk e di realisht se çfarë po ndodh mes tyre apo çfarë historie ka.

Gjithmonë kam tentuar të ruajë paqen dhe t’i bashkoj vajzat.

Për mua, do të doja shumë që të bënim diçka bashkë, por nuk jam e sigurt se do të ndodhë ndonjëherë.

Dhe nuk do të them më gjë për këtë.

Është e çuditshme, sepse unë e di se çdo të thotë të jesh vajzë dhe ndonjëherë ne mund të bëhemi shumë konkurruese

Nuk po flas vetëm për veten, Duan, Ritën apo Avan, por flas për gjithë femrat në përgjithësi.

Nuk ka shumë vajza në industri.

Është e trishtueshme që ka një konkurrencë të pashprehur.

Do të doja shumë që të ndodhte, sepse unë i njoh të gjitha këto vajza personalisht dhe janë të gjitha të mrekullueshme”, është shprehur Bebe për “The Sun”.

(Kosova Sot Online)