Bashkëpunimi i radhës vjen nga Tayna dhe Azet

  • 18 May 2021 - 10:55
Bashkëpunimi i radhës vjen nga Tayna dhe Azet

Dy reperët e njohur si duket më në fund do të publikojnë duetin e tyre.

Tayna dhe Azet janë përfolur tash e disa vite për një bashkëpunim mes tyre.

Ndonëse lajmet kanë qarkulluar në media sociale për një kohë të gjatë duket se më në fund dueti i tyre po bëhet realitet.

Menaxheri i Taynës së fundmi ka ripostuar një video nga fansat e reperes ku shkruhej se së shpejti të dy artistët po bashkojnë forcat për një bashkëpunim mes tyre.

Asnjëri nga rep artistët nuk ka konfirmuar ende lajmin por që fansat tanimë janë tejet të lumtur për lajmin.

(Kosova Sot Online)