Dy banoret e para të “Big Brother VIP”

  • G.G /
  • 19 May 2021 - 10:22
Dy banoret e para të “Big Brother VIP”

Para disa dite u njoftua se janë hapur audicionet për spektaklin e famshëm, që pritej prej disa vitesh, “Big Brother VIP”. Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit spektakli do të bëjë pjesë të shtëpisë më të madhe njerëz të famshëm, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme.

“Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj. Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme”, thuhet në një njoftim.

Së fundmi, burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar se dy konkurrentet e para do të jenë pikërisht vajzat që trazuan rrjetin në “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj dhe Tea Trifoni.

Pas pikëpyetjeve të mëdha se kush do ta drejtojë spektaklin e famshëm, u tha po ashtu se moderimi i emisionit i është ofruar Arbana Osmanit dhe me shumë gjasa, ajo do ta pranojë këtë propozim. Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbanës. Për momentin, ajo është në përfundim të ciklit të emisionit tjetër, “Dua të të bëj të lumtur”.

(Kosova Sot Online)