As bluza nuk ia zë gjoksin Kimit

  • G.G /
  • 20 May 2021 - 11:16
As bluza nuk ia zë gjoksin Kimit

Ajo postoi disa imazhe joshëse në Instagram të mërkurën.

Ish-bashkëshortja e reperit, Kanye West duket se po shijonte një natë në qytet ndërsa u pa jashtë një makinë luksoze.

LEXO EDHE:

100 milionë për Genta Ismailin

Në mbishkrim ylli i televizionit tha se ajo ishte një ‘personazh kryesor’ frazë e cila është bërë e njohur në TikTok e cila përshkruan dikë që ndihet enigmatik.

Përdoruesi i TikTok  @danielle_carolan ka shkruar: ”Ju duhet të filloni të mendoni për veten si personazhin kryesor. Sepse nëse jo, jeta do të vazhdojë të të kalojë pranë dhe të gjitha gjërat e vogla që e bëjnë kaq të bukur do të vazhdojnë të mbeten pa u vënë re. Ndaj një sekondë, shiko përreth dhe kupto se është një bekim për ty të jesh këtu tani”.

Kim sigurisht që lëshonte besim tek imazhet e reja ndërsa pozonte me bluzën e guximshme që ishte me një ngjyrë të ndritshme portokalli dhe ishte e pazakontë në modelin e saj me një prerje në pjesën e poshtme të sqetullës që i ekspozonte trupin nga krahët e saj.

Një rrip i hollë nga pjesa e përparme në pjesën e prapme të bluzës e mbante atë të mos rrëshqiste nga gjoksi i saj.

Në vazhdim të dukjes, ylli i Keeping Up With The Kardashians dukej se ishte pa sytjena pasi bluza ishte kryesisht e zbërthyer duke ekspozuar dekoltenë e saj.

Ajo madje i mbajti duart lart mbi kokën e saj për të treguar modelin interesant. Rrobat e ngushta prej lëkure zbuluan që figura e saj është në top formë pasi ajo u pa jashtë makinës, duke u ngjitur në vendin e shoferit.

Postimi për ndjekësit e saj në Instagram vjen mes dramës së fundit midis partnerit të Kourtney, Travis Barker dhe ish-gruas së tij Shanna Moakler, një ish modele e Playboy.

(Kosova Sot Online)