Paditet Kim Kardashian!

  • A.P /
  • 28 May 2021 - 15:49
Paditet Kim Kardashian!

Një padi ligjore e ngritur në Gjykatën Supreme të Los Angelesit nga shtatë ish-punëtorë Kim Kardashianit, të cilët kishin punuar në shtëpinë e saj në “Hiden Hills”, pretendon se ylli televiziv i ka shkelur ligjet e punës në Kaliforni.

Andrew Ramirez, vëllai i tij Christopher Ramirez, dhe i biri Andrew Ramirez Jr. së bashku me Aron Cabrea, Rene Ernesto Flores, Jesse Fernandez dhe Robert Araiza, të cilët kishin punuar në këtë pronë si kopshtarë dhe staf mirëmbajtjeje, pretendojnë se Kardashian ka bërë mashtrime financiare duke mos paguar tatim për pagat e tyre.

Ata gjithashtu pohojnë se bukuroshja 40-vjeçare nuk i ka paguar ata për honorar, nuk i ka lejuar punëtorët të bëjnë pauza për t’u ushqyer apo pushuar, si dhe i ka kërkuar një pjesëtari 16-vjeçar të këtij grupi të punëtorëve që t’i tejkalojë 48 orë punë në javë, të cilët janë te lejuara me ligj për personat e kësaj moshe. Njëri prej akuzuesve të Kardashianit madje ka deklaruar se kur i ka ngritur këto probleme tek pronarja e tij, ka pësuar me humbjen e punës.

Ankesa 10 pikëshe të cilën e përditshmja “The Times” e ka rishikuar, pohon se punëtorët në fjalë nuk janë paguar në periudha të rregullta, atyre nuk u është mundësuar pauza për t’u ushqyer dhe pushuar, nuk janë paguar për të gjitha orët e punës, nuk janë rimbursuar për harxhimet e punëtorëve, nuk janë paguar për honorar dhe nuk janë kompensuar për shkëputje të kontratës së punës.

Image

Avokati i palës akuzuese, Frank Kim, po ashtu i përfaqëson punëtorët të cilët po e padisin Kanye Westin për arsye të ngjashme.

“Vjedhja e pagave dhe shkeljet e tjera në vendin e punës, janë një problem i përhapur në Los Angeles. Firma ime aktualisht po heton shkelje të tjera të mundshme ndaj këtyre të pandehurve, dhe në emër të të gjithë punëtorëve të përditshëm, do të luftojmë kundër këtyre familjeve dhe bizneseve të tjera të fuqishme”, citohet të ketë thënë Frank Kim në një prononcim për media.

Kurse një zëdhënës i yllit Kardashian për “Page Six” ka deklaruar: “Këta punëtorë u punësuan dhe u paguan përmes një pale të trete të punësuar nga Kim për t’i siguruar shërbime të vazhdueshme. Kim nuk është palë në marrëveshjen e bërë midis shitësit dhe punëtorëve të tyre, prandaj nuk është përgjegjëse për mënyrën se si shitësi menaxhon biznesin e tyre dhe marrëveshjet që ata kanë bërë direkt me stafin e tyre. Kim kurrë nuk ka dështuar ta paguajë shitësin për shërbimet e tyre dhe shpreson që çështja midis këtyre punëtorëve dhe shitësit që i ka punësuar ata, mund të zgjidhet miqësisht së shpejti”.

Victor Narro nga Qendra e Punës në UCLA tha se më shumë fakte do të nevojiten për të përcaktimin e përgjegjësinë në këtë rast, por pohoi se punëtorët me paga të ulëta në Los Angeles i humbin 26.2 milionë dollarë në javë, për shkak të shkeljeve të të drejtave të tyre dhe vjedhjes së pagave.

(Kosova Sot Online)