Kim Kardashian merr urdhër mbrojtjeje!

  • A.P /
  • 30 May 2021 - 13:19
Kim Kardashian merr urdhër mbrojtjeje!

Ylli i serialit “Keeping Up With The Kardashians”, Kim ndihet në rrezik për jetën ndaj dhe po merr mbrojtje nga një burrë pasi ka deklaruar se ai është përpjekur që të futet brenda shtëpisë së saj.

Avokati i Kim, Shawn Holley, e çoi këtë rast në gjykatë dhe mori një urdhër ndalimi të përkohshëm, për të mbrojtur Kim-in nga një 32-vjeçar i quajtur Charles Peter Zelenoff, i cili pretendohet se e ka ngacmuar për muaj me radhë.

Sipas dokumenteve të reja ligjore, të marra nga “TMZ”, Kim pretendon se ai vazhdon të postojë në lidhje me dëshirën e tij për të pasur një marrëdhënie fizike me të dhe ka shumë postime shqetësuese në lidhje me përpjekjen për të hyrë në shtëpinë e saj.

Në dokumente, Kim thotë se djali ka filmuar video jashtë kufijve të pronës së saj dhe ajo pretendon se ai po irritohet që nuk mund të hyjë brenda. Ylli shton se ka frikë sesi ai e ka gjetur adresën e shtëpisë së saj, edhe pse ajo asnjëherë nuk e ka treguar atë.

Kim është shprehur se ai është i rrezikshëm, ka dy dënime dhe për më tepër po e përndjek atë.

Gjykatësi dha urdhrin e ndalimit të përkohshëm të Zelenoff, i cili duhet të qëndrojë larg saj në çdo kohë.

Image


(Kosova Sot Online)