Siç nuk e kemi parë kurrë! Melinda Ademi bëhet bionde

  • G.G /
  • 31 May 2021 - 10:20
Siç nuk e kemi parë kurrë! Melinda Ademi bëhet bionde

Që prej fillimeve të karrierës së saj muzikore, këngëtaren Melinda Ademi e mbajmë mend thuajse me të njëjtin look: brune.

Mirëpo, rikthimi i fuqishëm në muzikë ka sjellë edhe ndryshime të mëdha në pamjen e Melindës.

Papritur, këngëtarja ka ndryshuar look dhe s’dimë nëse janë paruke apo flokë të vërteta, mirëpo ajo është kthyer në bionde.

Në fakt, s’po na duket aspak si Melinda, por gjithësesi fansat e kanë pritur mirë këtë ndryshim, duke vërshuar në komplimenta.

Para pak muajsh u mësua se Melinda dhe Nora Istrefi do të vinin në një bashkëpunim me njëra-tjetrën. Edhe pse duetet mes artistëve lindin zakonisht pas miqësive, ky nuk është rasti i dy këngëtareve. Melinda dhe Nora nuk kanë pasur miqësi më herët bashkë, duke qenë se vijnë dhe nga breza të ndryshëm artistësh, por kjo nuk i ka penguar që të bashkojnë forcat për një projekt muzikor.

(Kosova Sot Online)