Melinda rikthehet me “Qa din ti”

  • G.G /
  • 01 June 2021 - 12:51
Melinda rikthehet me “Qa din ti”

Reperja e njohur është rikthyer në treg pas një pauze.

Melinda Ademi ka lansuar projektin e ri muzikor të cilin e kishte paralajmëruar tash e disa javë.

Rikthimi i reperes shqiptare vjen pasi humbi nënën e saj para disa muajsh nga beteja me kancerin.

Këngës Melinda ia ka bashkangjitur edhe klipin muzikor, në të cilin reperja shfaqet plot stil por edhe mjaft provokuese.

Tekstin e shkroi Melinda, Tonic dhe Denk ndërsa mix dhe masterin e bëri Avaxus.

Më poshtë përmes link-ut mund ta dëgjoni këngën e re të reperes.

https://www.youtube.com/watch?v=xCEJKLbr5ms&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)