Linda Halimi paralajmëron projektin e radhës

  • E.K /
  • 10 June 2021 - 14:53
Linda Halimi paralajmëron projektin e radhës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi u kthye nga Amerika për të qëndruar disa ditë në Shqipëri pasi  u bë pjesë e festivalit  “Këngës Magjike” të këtij viti.

Së fundmi me një postim të publikuar në llogarinë e saj ajo shfaqet  me një stil të ri flokësh duke treguar kështu se do të sjellë një këngë të re.

Me baluke dhe flokë të gjata në ngjyrë rozë ajo shihet teksa pozon dhe duket në formë shumë të mirë.

“Vec do të thuash amin, amin, amin. Kënga e re së shpejti” shkruan ajo në postim.

Fansat e saj e kanë uruar për këngën e re dhe shprehen se mezi presin rikthimin e këngëtares

(Kosova Sot Online)