10 këngët më të dëgjuara në gjuhë shqipe

  • G.G /
  • 12 qershor 2021 - 15:22
10 këngët më të dëgjuara në gjuhë shqipe

Këngët në gjuhën shqipe janë dëgjuar anekënd botës duke marrë miliona klikime, ‘express rozë’ ka nxjerr nga platforma “Youtube”, 10-të këngët më të dëgjuara. E që kësaj liste padyshim që i prinë kënga e Era Istrefit e publikuar vite më parë.

Era Istrefi me këngën “Bon Bon” të publikuar më 7 mars 2016, arriti të marrë mbi 820 milionë klikime, e që edhe është edhe kënga më e dëgjuar në gjuhen shqipe në platformën “Youtube”. Era pas kësaj këngë nënshkroi marrëveshje me kompaninë botërore ‘Sony Music’ dhe nga ajo kohë ka publikuar vetëm tetë këngë.

1) Era Istrefi – Bonbon (7 Mars, 2016)

Kënga e dytë më e dëgjuar në gjuhën shqipe, është e publikuar para tetë viteve nga treshja – Silva Gunbardhi, Mandi dhe Dafi me titull “Te ka lali shpirt” e cila ka marrë rreth 600 milionë klikime.

2) Silva Gunbardhi ft. Mandi ft. Dafi – Te ka lali shpirt (19 Janar, 2013)

Dhurata Dora gjatë prillit të 2019-tës erdhi në bashkëpunim me reperin algjerian ‘Soolking’, e që për dy vite kjo këngë u dëgjua më shumë se 590 milionë herë, kështu duke u bërë kënga e tretë më e dëgjuar në gjuhën shqipe.

3) Dhurata Dora ft. Soolking – Zemër (19 Prill, 2019)

Para se t’i prishnin marrëdhëniet, këngëtarja, Enca Haxhia me reperin Noizy, kanë sjell një bashkëpunim të titulluar ‘Bow Down’ e që kjo këngë u dëgjua më shumë se 140 milionë herë që nga data e publikimit.

4) Enca ft. Noizy – Bow Down (15 Qershor, 2016)

Këngëtari Dafi Derti, para se të vinte në bashkëpunim me Silvën dhe Mandin, kishte një bashkëpunim tjetër në fund të vitit 2012 me Sabina Danën të titulluar “E kam pas”, e që kjo këngë u dëgjua rreth 140 milionë herë.

5) Sabina Dana ft. Dafi Derti – E kam pas (17 Nëntor, 2012)

Sabiani dhe Marseli gjatë vitit 2015 publikuan bashkëpunimin me Shkëndije Mujajn të titulluar ‘Show Biz’ e që me këtë këngë arritën të grumbullonin rreth 125 milionë shikime në platformën ‘Youtube’.

6) Sabiani ft. Marseli & Shkendije Mujaj – Show Biz (10 Maj, 2015)

Ardijan Bujupi në qershor të vitit 2018 erdhi në bashkëpunim me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, e që kjo këngë e titulluar ‘CIKA CIKA’ u dëgjua mbi 115 milionë herë, duke u listuar si kënga e shtatë më e dëgjuar shqip.

7) Ardian Bujupi & Xhensila – CIKA CIKA (1 Qershor, 2018)

Po ashtu, i njëjti këngëtar gjatë vitit 2017 erdhi në bashkëpunim me Capital T, e që edhe kjo këngë nga Ardijan Bujupi morri mbi 100 milionë klikime në platformën ‘Youtube’.

8) Ardian Bujupi x Capital T – ANDIAMO (28 Korrik, 2017)

Këngëtarja, Genta Ismajli, me këngën ‘Dy Dashni’, së fundmi e ka arritur shifrën e 100 milionë klikimeve, kështu duke u listuar si kënga e nëntë më e dëgjuar shqipe dhe e fundit që kap shifrën e mbi 100 milionë klikimeve në platformën ‘Youtube’.

9) Genta Ismajli – Dy Dashni (7 Gusht, 2017)

Elvana Gjata gjatë verës së 2018-të erdhi në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe John Shahu, kjo këngë e titulluar ‘Mike’ mbyll listën e 10-të këngëve më të dëgjuar shqipe në platformën ‘Youtube’ dhe që nga ajo kohë deri tani ka marr mbi 90 milionë klikime.

10) Elvana Gjata & Ledri Vula feat. John Shahu – Mike (2 Korrik, 2018)

Këto këngë përfshijnë vetëm 10-shën e këngëve më të dëgjuara në gjuhën shqipe, e që ka edhe shumë këngë tjera shqipe të dëgjuara me miliona klikime.

(Kosova Sot Online)