Bebe Rexha nis pushimet, publikon imazhe intime krah të dashurit

  • G.G /
  • 15 June 2021 - 13:42
Bebe Rexha nis pushimet, publikon imazhe intime krah të dashurit

Bebe Rexha dhe i dashuri i saj, Keyan Safyari, kanë vendosur të kalojnë disa ditë pushime së bashku.

Këtë e bëri të ditur vetë këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila ka publikuar disa foto dhe video në llogarinë e saj në Instagram.

Bebe shihet shumë e lumtur teksa filmon veten në krahët e Keyan, teksa të dy këndojnë e i buzëqeshin njëri-tjetrit.

Dyshja u fotografuan për herë të parë në publik në muajin mars të vitit të kaluar, kur portalet e huaja nisën të shkruanin për romancën e re të këngëtares me famë botërore.

Më pas, ata u fotografuan jashtë, në një moment intim kur po putheshin në buzë, pasi bebe i dhuroi producentit një Ferrari për ditëlindjen e tij.

Kohët e fundit, Bebe ka publikuar imazhe të paedituara të trupit të saj, por komentet kanë qenë negative, sidomos nga shqiptarët.

Rexha gjithmonë e ka treguar me krenari origjinën e saj, por ka theksuar se ky fakt, që shqiptarët nuk mbështesin njëri-tjetrin, nuk i pëlqen aspak.

(Kosova Sot Online)