Sukses pas suksesi/ Dua Lipa bëhet imazhi i 'Versace'

  • G.G /
  • 25 June 2021 - 16:54
Sukses pas suksesi/ Dua Lipa bëhet imazhi i 'Versace'

Dua Lipa ngelet një nga këngëtaret më të njohura në botë.

Ajo po pëlqehet në masë të madhe për projektet muzikore, duke mos lënë anash edhe miliona klikimet në platforma digjitale.

Popullariteti i saj ka bërë që shumë firma prestigjioze të rrobave ta kenë nderin që ta kenë atë.

Së fundmi , ishte vetë këngëtarja e cila me anë të një postimi në Instagram tregoi se është bërë pjesë e  një fushate të ‘Versace’ duke   u bër kështu imazhi i këtij brandi.

Dua u shfaq e veshur plot stil, ku mori vëmendje të madhe edhe me bukurinë e saj.

“Donatella Versace ti je një legjendë, jam shumë falënderuese për mbështetjen tënde”, ka shkruar Lipa në përshkrim.

Theksojmë se ajo sapo festoi ditëlindjen e të dashurit Anwar Hadid, të cilin e befasoi me dhurata të shumta.

(Kosova Sot Online)