Martohet ‘Doktori i mrekullive’

  • E.K /
  • 29 June 2021 - 08:32
Martohet ‘Doktori i mrekullive’

Taner Ölmez, i cili i jep jetë personazhit të ‘Ali Vefa’ në serialin televiziv “Doktor i mrekullive”, sot u martua me aktoren Ece Çeşmioğlu.

Dashurinë e çiftit e ka kurorëzuar kryetari i Komunës Metropolitane të Stambollit, Ekrem Imamoglu, shkruan Hurriyet.

“Jemi shumë të lumtur. Për shkak të pandemisë po mbajmë dasmën tonë me një numër të vogël të mysafirëve”, thanë ata.

Para dasmës, çifti i është përgjigjur pyetjeve të medieve.

(Kosova Sot Online)