'Tunde', thotë Noizy në projektin e ri

  • G.G /
  • 30 June 2021 - 14:11
'Tunde', thotë Noizy në projektin e ri

Noizy po sjell një projekt të ri muzikor.

Reperi Noizy muajt e fundit ka filluar të aktivizohet shumë me projekte të reja muzikore.

Me anë të disa postimeve në rrjete sociale, artisti ka bërë të ditur se po vjen me një këngë të re, e cila titullohet “Tunde”.

Kënga në fjalë do të publikohet të premten (2 korrik), ndërsa reperi ka paralajmëruar se do të sjell edhe disa këngë të reja.

“Vetem fillimi mos harroni kto janë për t’u ‘ngrohur”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Noizy titullohet “Ti Ti”, të cilin e solli në bashkëpunim me Elgit Dodën.

(Kosova Sot Online)