Sa bukur po duket Gwen Stefani

  • A.P /
  • 08 July 2021 - 15:34
Sa bukur po duket Gwen Stefani

Pjesëtarët e jurisë së emisionit garues “The Voice”, Gwen Stefani dhe Blake Shelton, e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në Oklahoma gjatë së dielës, duke festuar kësisoj 4 korrikun.

Ylli i muzikës pop dhe ai i muzikës country kanë postuar të martën fotografi të dasmës së tyre, përfshirë edhe një fotografi të çiftit nën dritën e yjeve. Një përfaqësues i Sheltonit ka theksuar se çifti është martuar në shtëpinë e tij në Oklahoma dhe se kjo është bërë të dielën.

Gjatë ceremonisë, këngëtarja e famshme nuk u përafrohej nuseve të zakonshme. Ajo kishte zgjedhur një fustan të shkurtër e çizme për ditën e saj të madhe, ndërsa Blake Shelton kishte veshur në pjesën e sipërme këmishë dhe një xhaketë, ndërsa poshtë një palë xhinse të thjeshta. Çifti ka ndarë fotografi nga momentet e tyre plot lumturi në rrjetet sociale.

Një ditë më parë u përfol për dasmën e tyre, e cila u zhvillua në privatësi të plotë. Ndërsa tani, këngëtarja e famshme ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente të bukura nga dasma. Stefani shfaqet e veshur me një fustan të bardhë nusërie, por aspak i ngjashëm me të tjerët. Në fotot e publikuara në rrjete sociale ata shfaqen duke qëndruar pranë tortës gjigante dhe duke kërcyer në sallë përkrah njëri-tjetrit.

“3 korrik 2021. Ëndrrat bëhen realitet! Të dua Blake Shelton”, ka shkruar Stefani përkrah fotografive nga dita e martesës.

Image

(Kosova Sot Online)