Nëna e Britney Spearsit i ka dy fjalë

  • A.P /
  • 08 July 2021 - 19:56
Nëna e Britney Spearsit i ka dy fjalë

Ylli i popit, Britney Spears, mund të kujdeset për veten dhe duhet t’i lejohet që ajo vetë ta zgjedhë avokatin e saj, ka thënë të enjten nëna e këngëtares.

Me anë të një kërkese dorëzuar këtë javë në gjykatën e Los Angelesit, avokatët e Spearsit kanë thënë se këngëtares duhet t’i lejohet që të konsultohet me avokatët që i zgjedh.

Gjatë një seance dëgjimore muajin e kaluar, këngëtarja britanike ka kërkuar përfundimin e kujdestarisë ligjore të babait të saj, i cili ia ka mbikëqyrur jetën dhe karrierën që nga viti 2008.

Në fillim të kësaj jave, avokati i caktuar nga gjykata kishte kërkuar që të tërhiqej nga pozita e tij. Edhe menaxheri, Larry Rudoph, është tërhequr nga funksioni i tij.

Kërkesa e Lynne Spearsit është adresuar pasi që kujdestari tjetër i Spearsit ka kërkuar nga gjykata që të sigurohet për të mbrojtje më e madhe.

Jodi Montgomery, i cili e menaxhon kujdesin shëndetësor të këngëtares, ka thënë se është duke pranuar kërcënime në mediat sociale, në telefon dhe në postën elektronike.

Javën e kaluar gjykatësja amerikane e ka refuzuar kërkesën e yllit muzikor për ta larguar babanë e saj, Jamie, nga cilësia e kujdestarit.

(Kosova Sot Online)