Dua Lipa vjen me risi n'kinematografi

  • A.P /
  • 08 July 2021 - 21:09
Dua Lipa vjen me risi n'kinematografi

Dua Lipa pritet t’i bashkohet një kaste të gjerë artistësh, duke bërë kështu debutimin e parë si aktore, në filmin më të ri të paralajmëruar të llojit triler “Argylle”.

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore dhe fituesja e dyfishtë e “Grammyt” do t’u bashkohet për këtë projekt aktorëve si Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L.Jackson. Dua po ashtu do të sigurojë edhe muzikën e filmit.

Filmi “Argylle” do të jetë i bazuar në novelën me të njëjtin titull, nga autori Ellie Conway ndërkohë që producent i tij do të jetë Vaughn’s Mary.

Xhirimet e tij pritet të nisin në muajin gusht në Evropë.

Image


(Kosova Sot Online)