Rihanna bën daljen e parë publike me partnerin e ri

  • A.P /
  • 11 July 2021 - 17:10
Rihanna bën daljen e parë publike me partnerin e ri

Rihanna dhe A$AP Rocky kanë bërë daljen e parë publike si çift pas konfirmimit të romancës. Çifti me famë botërore u fotografuan më të lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrit ndërsa ecnin nëpër rrugët e New York-ut.

Këngëtarja dhe reperi dukeshin në humor të mirë ndërsa po xhironin në New York. Fansat kanë supozuar se bëhet fjalë për një video muzikore nga ana e artistes pasi dhe më herët ajo ka bërë me dije se do të rikthehet së shpejti në muzikë.

Kujtojmë që ishte vetë reperi që konfirmoi thashethemet që qarkullonin prej kohësh se ka nisur një lidhje me mikeshën e saj prej vitesh. Kur u pyet se si ndihet në marrëdhënien me këngëtaren, ai tha: “Shumë më mirë. Shumë më mirë kur bëhet fjalë për të duhurën.

Image

(Kosova Sot Online)