Megan Fox ua tregon një sekret

  • A.P /
  • 14 July 2021 - 23:13
Megan Fox ua tregon një sekret

Ajo e ka jetuar jetën në maksimum që nga fillimi i lidhjes me reperin Machine Gun Kelly vitin e kaluar. Dhe Megan Fox ka treguar të hënën në mbrëmje në emisionin “Jimmy Kimmel Live” se kërkimi i saj për përvoja të reja përfshinte një udhëtim për ‘ayahuasca’ në Kosta Rika me të dashurin e saj që e dërgoi atë në thellësitë e 'ferrit'.

Pavarësisht se sa tmerrshëm tingëllonte udhëtimi i saj, ylli i ka thënë prezantuesit Arsenio Hall se ishte në të vërtetë terapeutik. “Nuk mund të hani pas orës 13:00. Duhet të ecni në shumë. Nuk mund të bëni dush, sepse është thatësirë. Duhet t’i respektoni reshjet e shiut”, ka thënë ajo.

Image

Ajo shpjegoi se ceremonitë filluan me 'vomitivo', në të cilën të pranishmit pinin një pije me bazë bimore që i bënte të villnin.

“Pra, duhet të villni? Nuk ka rrugë tjetër?” - ka pyetur Arsenio. “Nuk mund t’i ikni”, u është përgjigjur ajo të qeshurave të publikut. “Dhe duhet të vjellësh një shumë të caktuar para se të të lejojnë të kthehesh te të gjithë. Kështu që i brohorisni të gjithë derisa vjellin”, ka bërë shaka, duke shtuar se ishte “përvojë e mirë e afrimit me të tjerët”.

Megan tha se të dy kanë pirë ‘ayahuasca’ tre net, me një 'udhëtim' të ri çdo herë.

Por ylli i “Transformators” ka thënë se tmerret e ferrit mendor ishin si një lloj terapie shumë e fortë.


(Kosova Sot Online)