‘Kokë e këmbë i dashuruar’, Capital T me dedikim romantik

  • G.G /
  • 21 July 2021 - 10:16
‘Kokë e këmbë i dashuruar’, Capital T me dedikim romantik

Capital T është nga artistët më aktiv në rrjete sociale që qëndron afër fansave të tij duke publikuar vazhdimisht detaje nga jeta e tij por jo nga ajo sentimentale.

Sa i përket kësaj pjese ai qëndron i mbyllur dhe nuk është zbuluar kurrë ndonjë romancë e tij edhe pse ka pasur thashetheme.

Në një nga postimet e fundit ai na bëri të dyshojmë se po jeton një dashuri pasi ka bërë një dedikim romantik duke mos zbuluar se kujt i drejtohet “Si dhuratë prej qiellit mke pikë”,shkruan Trimi sipër një fotografie që tregon një çift.

Reperi prej kohësh është përfolur për një lidhje me Adrola Dushin e së fundmi edhe me Nevina Shtylla.

(Kosova Sot Online)