Po vjen më në fund, “Nëse don” e Mozzik dhe Loredanës

  • G.G /
  • 23 July 2021 - 10:25
Po vjen më në fund, “Nëse don” e Mozzik dhe Loredanës

Çifti më i përfolur dhe pëlqyer nga kosovarët Mozzik dhe Loredana po i bashkojnë forcat përsëri.

Kjo pasi që dyshja po sjellin së bashku një bashkëpunim të ri i cili padyshim nga fansat pritet të jetë një hit veror.

“Nëse don”, titullohet kënga e Mozzikut me Loredanën e cila është realizuar edhe me videoklip.

Ishte vetë Mozzik i cili ka bërë të ditur datën e publikimit të këngës. 23 korrik në ora 00:00 është data në të cilën publikohet kënga e dyshes që përflitet shpesh për ndarjet dhe ribashkimet e tyre.

(Kosova Sot Online)