U tha se është shtatzënë për herë të parë, Paris Hilton zbulon si është e vërteta

  • G.G /
  • 28 July 2021 - 09:51
U tha se është shtatzënë për herë të parë, Paris Hilton zbulon si është e vërteta

Gjatë ditës së sotme në tabloidët e huaj u përfol se Paris Hilton ishte shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të parë me të fejuarin Carter Reum. Mirëpo miliarderja i ka mohuar menjëherë thashethemet dhe ka treguar se nuk ka asgjë të vërtetë.

Gjatë një episodi në “This is Paris”, Paris tha se nuk po pret ende asnjë fëmijë.

“E vetmja gjë në furrë në këto momente është lazanja ime”, tha Paris, pas raportimeve që qarkulluan ditën e sotme në media.

“Gjithashtu u zgjova mes 3 mijë mesazheve. Të gjithë iPhone-t e mi po shpërthejnë, të pestë. Të gjithë më thonë urime dhe se ndihen shumë të lumtur për mua. Kam folur me njerëz që nuk kisha folur për vite me radhë”, tha Paris Hilton, teksa shtoi se është shtazënë me trinjakë. Por ajo e mohoi direkt këtë gjë, duke u shprehur se po bën thjesht shaka.

“Po bëj shaka. Nuk jam shtatzënë. Akoma. Po pres deri pas dasmës”, është shprehur ajo duke i bërë shumë të qarta planet e saj.

Duke ju kujtuar njerëzve se nuk mund të besojnë gjithmonë gjithçka që lexojnë, ajo shtoi se veshja e saj po bëhet tani dhe ndërsa nuk është shtatzënë “mezi pret të ketë fëmijë në 2022”.

Hilton vazhdoi më tej duke thënë se shpreson të ketë një vajzë të vogël dhe ta quajë London.

Reum i propozoi Hilton në një udhëtim të veçantë për 40-vjetorin e saj të lindjes. Hilton zbuloi në janar se ka filluar një trajtim për infertilitetin dhe se ka vendosur të ketë binjakë një vajzë dhe një djalë me Reum.

(Kosova Sot Online)