Dua Lipa, tjetër bashkëpunim me Elton John

  • E.K /
  • 13 August 2021 - 10:08
Dua Lipa, tjetër bashkëpunim me Elton John

Dua Lipës duket se po i pëlqen shumë bashkëpunimi me Elton John.

Pas pjesëmarrjes së këngëtarit legjendar britanik në koncertin “online” të këngëtares shqiptare, titulluar “Studio 2054”, dyshja do të publikojë një këngë të re.

Bëhet fjalë për “Cold Heart (PNAU Remix)”, që do të publikohet të premten.

Mësohet se kënga do të jetë një ripunim i “Sacrifice”, një nga kryeveprat e Elton John, por do të ketë edhe një pjesë nga “Rocket Man”.

“Dua, të adhuroj dhe kjo këngë që kemi bërë bashkë është një eksperiencë e pabesueshme. Mezi po pres që ta dëgjoni”, shkruan Elton John në Instagram.

(Kosova Sot Online)