“Ndihem akoma e turpëruar”, Bella Hadid flet për fustanin e kuq që bëri xhiron e rrjetit vite më parë

  • E.K /
  • 14 August 2021 - 17:34
“Ndihem akoma e turpëruar”, Bella Hadid flet për fustanin e kuq që bëri xhiron e rrjetit vite më parë

Bella Hdid njihet si ikona e fustaneve të kuq në Festivalin e Kanës, por njëri prej tyre që ka veshur disa vite më parë e ka bërë të ndihet keq. Në një intervistë për “Vogue”, 24-vjeçarja është kthyer pas një vite dhe ka rikujtuar paraqiten e saj në festivalin e Kanës në vitin 2016-të.

Asokohe ajo zgjodhi për eventin një fustan nga Alexandre Vauthier, që i nxirrte në pah çdo aset.

“Ok, ky është një moment ikon me fustanin e kuq. Ndihesha nervoze me këtë fustan. Dukesha shumë seksi dhe isha nervoze për kamerat dhe që kisha shumë grim në fytyrë”, është shprehur modelja.

Ajo ka theksuar se ky fustan nuk i përshtatej stilit të saj dhe se ju dha njerëzve një perceptim të gabuar për të.

“Ndihem e turpëruar për këtë moment, edhe pse fustani është i mrekullueshëm. Nuk ndihesha vetvetja. Kjo është alteregoja ime. Kjo është Belinda.  Unë jam e kundërta e saj. Ajo është shumë va-va-voom. E dua shumë atë. Ajo ishte shumë nervoze”, është shprehur modelja.

Në në intervistë tjetër për Vogue në fillim të këtij muaji, modelja foli për alteregon e saj dhe tha se ndjente presion në fillimet e karrierës që të dilte si një kukull seksi.

“Atëherë ishin dy Bella, unë, ky personi në proces e sipër për të gjetur veten dhe ‘Bella Hadid’ alteregoja, që ishte, nuk e di, një kukull seksi që del jashtë çdo natë?”, u shpreh ajo.

(Kosova Sot Online)