Era Istrefi vjen magjepsëse

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 08:19
Era Istrefi vjen magjepsëse

Më shumë se 1.5 milion ndjekës e përcjellin Era Istrefin në profilin e saj në Instagram, ku shpërndan imazhe të ndryshme nga karriera dhe jeta personale.

Autorja e shumë hiteve është e njohur për atraktivitetin e saj edhe jashtë muzikës, prandaj fansat i presin me kërshëri fotografitë që i publikon.

Gjatë të hënës, Era ka sjellë disa fotografi në profilin e saj në këtë rrjet social, në të cilat shfaqet magjepsëse.

E veshur me xhinse dhe me një bluzë të shkurtër, biondja ka shfaqur bukurinë e saj në pozat e reja.

Disa minuta pas publikimit të fotografive, ato janë pëlqyer nga dhjetëra mijëra fansa të këngëtares.

Image

(Kosova Sot Online)